Zbulo të panjohurën

Shala vazhdon fushatën në Klinë: Takimi me të rinjtë, ndjenjë e fitores

Pas një turneu nëpër fshtarat e Drenicës, Ferat Shala ka vazhduar takimet edhe në vendbanimet e Klinës. Sot gjatë ditës, kandidati për deputet nga PDK-ja, ka qëndruar në Zllakuqan të Klinës.

“Takimi me këta të rinj, qysh sot, të jep ndjesinë e fitores së sigurt”, ka shkruar Shala.

Postimi i Shalës:

Kënaqësi e veçantë ta takosh rininë e Zllakuqanit.
Takimi me këta të rinj, qysh sot, të jep ndjesinë e fitores së sigurt.
Mikpritja e përzemërt si kjo e sotmja në Zllakuqan, më jep motiv për të vazhduar më tej, drejt objektivit final: rrumbullakësimit të shetësisë së Kosovës.
Edhe në Zllakuqan u bindëm se qytetarët po besojnë fuqishëm se PDK-ja është garancia e vazhdimësisë së shtetndërtimit.