Zbulo të panjohurën

Shala vazhdon fushatën nga distanca, derisa të del rezulati i testit për COVID 19

Pas disa simptomave të një gripi të zakonshëm, Ferat Shala e ka parë të penvojshme që të bëjë testin për të parë nëse është prekur nga COVID 19.

Ndonëse rezultatet ende nuk kanë dalur, Shala la vendosur që t’I ndal aktivitetet elektorale në pritje të përgjigjes nga IKSHPK.

 

Për këtë vendim, Shala ka njoftuar përmes facebookut.

 

Të dashur miq,

Pas disa shqetësimeve shëndetësore të një dite më parë sot bëra një vizitë mjekësore, ndërkohë që mjeku konstatoi një gjendje jo të mirë dhe urgjentisht më rekomandoi pushim të detyrueshëm.

Duke qenë se shqetësimet e mia janë të ngjashme me një ftohje të zakonshme dimërore, megjithatë më është rekomanduar ta kryej edhe testin për Covid 19.

Duke qenë në një situatë të tillë unë vlerësojë se menjëherë duhet të tërhiqem nga fushata zgjedhore, ndërkohë do të vazhdojë të komunikoj me ju nga distanca.

Duke ju dëshiruar të gjithëve shëndet, ju sigurojë se sapo të njoftohem më në detaje rreth gjendjes sime shëndetësore, bashkë do t’i vazhdojmë agjendat e parapara.

Një falënderim të veçantë e kam edhe për mjekët të cilët po e kryejnë punën me etikë të lartë humane dhe profesionale!

I juaji: Ferat Shala!