Zbulo të panjohurën

Shala viziton parkun e biznesit: Njerëzit e suksesshëm janë vlerë për Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka vizituar sot Parkun e biznesit në Drenas.

Gjatë kësaj vizite, Shala është pritur nga drejtori, Wintec, Hysni Asllanaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kandidati për deputet, tha se njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Wintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës.

Postimi i Ferat Shalës:

Vizituam fabrikën Wintech që ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas, ku u pritëm nga drejtori, Hysni Asllanaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Ëintech Shpk është një success story në ekonominë kosovare.

Prodhimet e Wintech-it, si: dyer dhe dritare nga plastika e alumini, pastaj roleta nga alumini, fasada prej alumini, fasada të ventiluara etj., si dhe me linjat prodhuese e përpunuese të xhamit, e bëjnë këtë fabrikë model për afarizëm të suksesshëm jo vetëm në Kosovë.

Produktet e Ëintech-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së.

Njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Wintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës.

#Rimëkëmbje #FeratShala14