Zbulo të panjohurën

Shala viziton piktorin Nazmi Heta

Nazmi Heta njihet si piktor, ndonëse profesioni i tij nuk ka të bëjë me artin. Megjithatë Heta ka mahnitur art-dashësit me krijimtarinë e tij.

Gjatë ditës, piktorin autodidakt e ka takuar kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala. Ky i fundit tha se në tablotë e Nazmi Hetës përflaken ngjyrat më të bukura të luleve të Drenicës, përjetësohet kujtesa heroike e qëndresës dhe luftës së saj.

Postimi i Shalës:

Në atelienë e piktorit, Nazmi Heta.

Nazmi Heta është një artist i rrallë që me pikturat e tij i jep karakter dhe bukuri natyrës dhe njerëzve të Kosovës.Në tablotë e Nazmi Hetës përflaken ngjyrat më të bukura të luleve të Drenicës, përjetësohet kujtesa heroike e qëndresës dhe luftës së saj.

Drenasi është me fat që ka një piktor si Nazmi Heta. Arti i tij na shton vlerën dhe fisnikërinë