Zbulo të panjohurën

Shala viziton Polluzhën dhe Shtuticën, bindet se fitorja e PDK-së është e sigurtë

Një vizitë në fshatrat e Polluzhës dhe Shtuticës, ka bërë që Ferat Shala të bindet edhe më shumë se fitorja e PDK-së është e garantuar.
Shala që në listën e PDK-së, ka numrin 14 ka thënë se PDK qëndron afër halleve të popullit.

“PDK-ja sot, ashtu sikurse dje, qëndron afër halleve të popullit, sepse PDK-në e obligon amaneti i dëshmorëve dhe i martirëve të luftës”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ky është postimi i Ferat Shalës:

Edhe Polluzha e Shtutica sonte shpallën triumfin e Partisë Demokratike të Kosovës.
PDK-ja sot, ashtu sikurse dje, qëndron afër halleve të popullit, sepse PDK-në e obligon amaneti i dëshmorëve dhe i martirëve të luftës.
Bashkë me polluzhasit e shtuticasit sonte morëm përgjegjësi të reja për finalizimin e projektit të shtetndërtimit, përmes #Rimëkëmbjes ekonomike dhe integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.