Zbulo të panjohurën

Shefi i një restoranti në Gjakovë e sulmon fizikisht punëtoren, mësohet arsyeja

Dje në një restorant në Gjakovë një pronar e ka sulmuar fizikisht një punëtore.

Sinjali mëson prej burimeve se rasti ka ndodhur në fshatin Qerim.

Viktima, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj, pronar i restorantit në të cilin ajo punon si kuzhiniere.

Arsyeja e sulmit, siç mëson Sinjali, është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit.