Zbulo të panjohurën

Sherifi: Po bisedojmë për bashkimin e NISMËS dhe PDK-së

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka konfirmuar se partia e Fatmir Limajt janë në bisedime për bashkim të mundshëm me PDK’në në zgjedhjet e jashtëzakonshme që i imponoi vendimi i gjykatës Kushtetuese për jokushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti.

Megjithatë, Sherifi ka deklaruar se NISMA përveç me PDK’në ka edhe alternativa tjera.

Por sipas tij, ai personalisht do të preferonte që NISMA të garonte bashkë me PDK’në në zgjedhjet e ardhshme që priten të shpallen brenda pak ditësh, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese./periskopi