Zbulo të panjohurën

Shkon për pushime në Karaibe, por nuk e harron PDK-në e Hashim Thaçin

Atmosfera e fushatës parazgjedhore e Kosovës ka shkuar deri në Karaibe. Një qytetar i Kosovës me emrin Arton Rekaliu, ka shkuar në pushime në Karaibe por një pjesë të pushimit ia ka kushtuar fushatës.

I riu që jeton në Gjermani në rërën e njërit prej plazheve me luksoze ka shkruar emrin e ish-presidentit të Kosovës dhe ish-liderit të Partisë Demokratike, Hashim Thaçi.

Rekaliu ka vizatuar në rërë një zemër dhe në të ka shënuar emrin e Hashim Thaçit dhe PDK-së.

Hashim Thaçi aktualisht gjendet në Hagë nën akuzën për krime lufte.
Bashkë me të nga Haga janë thirrur edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Kujtojmë që zgjedhjet e parakohshme në Kosovës mbahen në fund të kësaj jave, pra me 14 shkurt.