Zbulo të panjohurën

Shokohet gruaja nga Vushtrria, e gjen familjarin të vdekur në pusetën në oborr të shtëpisë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.

Më saktë rasti ka ndodhur në rrugën 22 Maj dje rreth orës 11:17.

Dëshmitarja femër ka treguar policisë se në një pusetë në oborrin e shtëpisë ka gjetur një familjar të saj të vdekur.

“Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar.”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me trupin e pajetë të viktimës do të merret Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML.”, thuhet në raportin e policisë.