Zbulo të panjohurën

Shoqata e të Verbërve e zhgënjyer me gjuhën denigruese ndaj tyre të përdorur nga panelistët Aliu e Thaçi

Shoqata e të Verbërve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës denigruese të përdorur ndaj këtij komuniteti nga panelistët Luljeta Aliu dhe Jusuf Thaçi në emisionin Pressing, në T7.

”Si duket unë qorrazi ja paskam qëlluar numrave” , ka thënë Aliu gjatë debatit.

Ndërsa, Isuf Thaçi shkon edhe më tej. “ Edhe qorri mundet me ja qëllu ndonjëherë por kjo nuk do më thënë që ai ka marrë në shenje mirë apo është i saktë”., ka thënë ai.

Shoqata e të Verbërve ka shprehur zhgënjim me mosreagimin e drejtuesve të emisionit Berat Buzhala e Leonard Kërçuki ndaj këtyre shprehjeve të përdorura. Kjo shoqatë pret kërkimfalje publike nga T7.

Reagimi i plotë i Shoqatës të Verbërve:

Reagim i Shoqatës se të Vërbërve ndaj gjuhës se përdorur mbrëmë në Televizionin T7 , emisioni Pressing nga panelistët znj. Luljeta Aliu dhe Isuf Thaçi.

Mbrëmë në emisionin Pressing në T7 panelistët në debat kanë përdorur një gjuhë të papërshtatshme dhe ofenduese qe ka prekur komunitetin e të vërbërve , të cilë përbëjnë një kategori të respektuar në Kosovë.

Panelistja Luljeta Aliu gjatë debatit thotë : ” Si duket unë qorrazi ja paskam qëlluar numrave” . Ndërsa panelisti tjetër  Isuf Thaçi , ish zv.ministër i arsimit gjatë debatit thotë “ Edhe qorri mundet me ja qëllu ndonjëherë por kjo nuk do më thën  qe ai ka marrë në shenje mirë apo është i saktë”.

Zhgënjimi ynë është me i madh kur një terminologji e tillë aspak e denjë përdoret nga dy analistë qe pretendojnë se përfaqësojnë shoqërinë civile , e cila ka për obligim të promovojë dhe mbrojë të drejtat e të vërberve e jo ti ofendojë ata. Prandaj kërkojmë nga ta qe të kërkojnë falje publike për gjuhën e përdorur.

Poashtu shprehim zhgënjimin tonë edhe për drejtuesin e debatit z. Leonard Kërquku dhe drejtuesin e T7 z. Berat Buzhala që nuk reagun ( por vetëm buzëqeshen) për gjuhën e përdorur dhe për këtë presim një kërkimfalje publike edhe nga T7.

Ne kemi respekt për të gjitha mediat dhe për gjithë analistët por nuk është as humane dhe as profesionale qe në studio televize të përdoret gjuhë e padenjē ndaj komunitetit të të verbërve.

Ne te verbërit  falë KQZ që ka krijuar mundësi të barabarta votojmë të pavarur ( nuk votojmë “qorrazi” )!