Zbulo të panjohurën

Shpallja e aktgjykimit për vrasjen në Deçan, sillet i prangosur në sallën e gjyqit Shaban Gogaj

Gjykata Themelore pritet të shpallë pas pak minutash aktgjykimin për rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018, në kompaninë “Gogaj Ag”, shkruan Reporteri.net.


Gogaj, është sjellë i prangosur në sallën e gjyqit, derisa procesi pritet të fillojë pas pak.

Gogaj po akuzohet edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, ashtu sikurse edhe i pandehuri Isuf Cacaj.

Pas rikualifikimit të veprës penale nga prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia, i akuzuari Shaban Gogaj, në seancën e 16 marsit, e ka pranuar fajësinë për veprën në fjalë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga trupi gjykues të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat sipas tij do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridik, si dhe ka vendosur që të ricaktojë prokurorin e ri për këtë lëndë.