Zbulo të panjohurën

Shpejtim Bulliqi e sulmon fizikisht një qytetar në ambulancë, denoncohet në Polici

Sot një shërbyes civil i Komunës së Podujevës e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, me pretendimet se ky i fundit ka ushtruar ndaj tij dhunë fizike dhe verbale gjatë kohës sa ishte në ambulancë me nënën e tij.

Siç i ka thënë Policisë së Kosovës ky qytetar, derisa kishte qenë duke kërkuar ndihmë mjekësore bashkë me nënën e tij në shtëpinë e shëndetit në Podujevë , ishte sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, raporton Gazeta Express.

Ky person ka deklaruar se është kapur për fyti nga Shpejtim Bulliqi pas një sulmi verbal paraprak.

Personi që ka denoncuar Bulliqin për dhunë është dërguar nga Policia për kontroll mjekësorë derisa për rastin janë duke u marrë Policia.

Express ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin Bulliqi por i njëjti nuk u është përgjigjur telefonatave të gazetës. /Gazeta Express/