Zbulo të panjohurën

Shpërthen skandali në “Its my love”, përmenden incizime e shkuarje nëpër motele

Qëndrim Pllana ka lëshuar akuza tepër të rënda në adresë të Kreshnik Husajt i cili organizon ‘Its my love’. Pllana thotë se Kreshnik Husaj bashkë me ekipin e emisionit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij gjatë xhirimeve në Shqipëri.

Përveç kësaj Pllana ka rrëfyer se si është lënë pa para dhe i vetëm Shqipëri, dhe për këtë arsye është dashur që të kërkojë ndihmë nga vëllai i tij për t’u kthyer në Kosovë.

Pllana përveç kësaj ka thënë se në prapaskena të realizimit të “its my love” ka ndodhi shumë të këqija. Ai përmend edhe shkuarjen nëpër motele bashkë me konkurrentët.

“Unë kam gabuar që kam shkuar. Aty ka mashtrime shumë”, ka thënë Pllana për Express Roze.Kreshnik Husaj ndërkohë ka dhënë versionin e tij, ku ka treguar se e kanë lënë në mes të autostradës. Husaj pretendon se Pllana ka incizuar anëtarët e “Its my love” derisa kanë qenë duke fjetur në hotel gjatë xhirimeve.