Zbulo të panjohurën

Shqipja thyen heshtjen, flet pas deklaratës së Anës për foton në shtrat me Arjonin

Shqipja thotë se rregullat kryesore sapo janë thyer në “Përputhen”.

Një prej emrave më të përfolur nga “Përputhen” edhe pas largimit nga emisioni është edhe ai i Shqipe Hysenajt, shkruan lajmi.net.

Ish-konkurrentja është komentuar shumë për veprimet e fundit, përmes së cilave pretendoi të tregonte disa fakte për garuesit që janë aktualisht në “Përputhen”.

Por, vëmendja ditët e fundit është orientuar tek një tjetër konkurrent, e që është Arjoni, i cili publikoi një foto me Anën.

Kjo e fundit, e pranoi publikisht se fotoja është e vërtetë, por sqaroi se nuk kishte pasur marrëdhënie intime mes tyre dhe se Arjoni e shantazhoi, andaj për këtë e ka paditur atë.

Pas gjithë këtij zhvillimi, nuk kishte si të mungonte një reagim i Shqipes, e cila thotë se rregullat e “Përputhen” janë thyer.