Zbulo të panjohurën

27-vjeçarja shqiptare vdes nga Covid-i teksa priste të bëhej gati për dasmën

Ariola Sakollari, 27-vjeçarja pa sëmundje të tjera shoqëruese që ndërroi jetë tek Infektivi ka edhe të motrën me Covid-19. Motra e Sakollarit ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakollari ndërroi jetë në 24 orët e fundit. Ajo priste të bënte dasmën por për shkak të infektimit me Covid-19 gjendja e saj shëndetësore ishte rënduar dhe kishte kaluar në intubim. Familjarët dhe miqtë e përcollën sot për në banesën e fundit.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënuan 21 persona të tjerë të vdekur, dhe 851 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që në total numërohen 1 mijë e 856 viktima.