Zbulo të panjohurën

Shtatë persona dyshohet se shfrytëzuan seksualisht një të mitur, mbeti shtatzënë

Policia ka arrestuar një person, meqenëse dyshohet se ka shfrytëzuar dhe manipuluar me një vajzë nga Ferizaj, duke e trafikuar me persona të ndryshëm në lokacione të ndryshme, raporton Express.

Për këtë rast janë shoqëruar në Polici edhe gjashtë të dyshuar të tjerë, nën dyshimin për shërbime seksuale të viktimës së trafikuar.

E njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor dhe është vërtetuar se është shtatzënë.

“Ferizaj Shkurt-Nëntor 2020 – NN. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti kishte shfrytëzuar dhe manipuluar viktimën f/k (me aftësi të zvogëluar mendore), duke e trafikuar me persona të ndryshëm, në lokacion të ndryshme. Lidhur me rastin, janë shoqëruar edhe gjashtë të dyshuar meshkuj, pesë m/k dhe një shtetas i R. Shqipërisë, nën dyshimin për shërbime seksuale të viktimës së trafikuar.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QPS Ferizaj dhe është vërtetuar se është me barrë (shtatzënë). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.