Zbulo të panjohurën

Shtatorja karikaturë e Adem Jasharit në Prizren largohet të marten

Shtatorja karikaturë e Adem Jasharit në Prizren, e cila është përuruar me 28 Nëntor, do të largohet nesër (e marte). Siç ka mësuar KohaVision, menaxhmenti i “Abi Çarshisë” është marrë vesh me familjen Jashari për këtë veprim.

Menaxhmenti i “Abi Çarshisë” ka konfirmuar se shtatorja e Adem Jasharit, që u inaugurua më 28 nëntor, e që u përcoll me shumë kritika për dizajnin, pasi nuk i përngjan aspak figurës së heroit, do të hiqet. Shtatorja do të largohet nesër (e marte).

“Vendimi është marrë së bashku me familjen Jashari, pas kritikave të shumta që i kanë vlerësuar si konstruktive.  Shtatorja do të dërgohet për tu rimodeluar, dhe do të kthehet sërish në qendrën tregtare në Prizren”, ka thenë Berrina Sharri, zëvendësmenaxhere e qendrës tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.

Ndryshe, në përurimin e shtatorës së Adem Jasharit, që është quajtur skandal, ka marrë pjesë edhe Bekim Jashari, por ai nuk ka dhënë kritika, madje ka thenë se shtatorja është e mirë.