Zbulo të panjohurën

Shtiu 21 herë në drejtim të Ardi Pajazitit, arrestohet ”Turku”

Hamdi Novobërdaliu i njohur me nofkën “Turku” më datën 1 tetor të vitit të kaluar, ka qëlluar me 21 plumba në drejtim të veturës së Ardi Pajazitit, vëllait të Andi Pajazitit, i njohur ndryshe me nofkën “Italiani”.

Ai sot është arrestuar nga Policia e Kosovë në Graqanicë. Gjatë arrestimit atij i është konfiskuar edhe një armë zjarri.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Policisë në faqen zyrtare në Facebook

“Sot rreth orës 15:00, është arrestuar një person i dyshuar, i cili ishte në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë të ndodhur më datë 01.10.2020 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Policia ka konfirmuar se puna e hetuesve rajonal lidhur me rastin në fjalë, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që në Graqanicë të arrestojnë të dyshuarin.

“H. N, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekustrojnë një armë zjarri. Aktualisht hetuesit policor po kryejnë procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit”m përfundon njoftimi