Zbulo të panjohurën

Shtyhet seanca e tretë e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit para Speciales

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të paraqiten sërish para Gjykatës në Hagë.

Seanca e tretë në lidhje mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së që ishte paraparë të mbahet nesër nga ora 11:00 është shtyrë për të martën (16 shkurt) në të njëjtën kohë, njofton Klan Kosova.

Edhe në kalendarin e Dhomat e Specializuara është ndryshuar data e seancës.

Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kujtojmë se më 26 tetor, u konfirmua aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj tyre.