Zbulo të panjohurën

Si e shkeli Bekim Jashari premtimin që ia kishte dhënë Rifat Jasharit?! Histori që kurrë nuk është thënë  

Bekim Jashari kishte mbetur gojëhapur pas një propozimi që i kishte ardhur. Ai që s’e mendonte kurrë përfshirjen në politikë u gjend përballë kërkesës që të kandidoj për kryetar komune të Skënderajt nw zgjedhjet lokale 2017. Kjo ofertë që më shumë se vlerësim për djalin e heroit, ishte për inat të Sami Lushtakur, iu duk interesant Bekim Jasharit.

Filloi të mendojë seriozisht ndonëse e dinte se për këtë nuk do ta kishte përkrahjen e zotit të shpisë, Rifat Jasharit e as të Murat e Lulëzim Jashari. Familja ishte merr vesh paraprakisht që të qëndrojnë jashtë politike dhe Bekimi ishte pajtuar më këtë vendim. Por tash djali i heroit, Hamëz Jashari, kishte nisur te devijonte nga linja e familjes, shkruan Magazina.al.

Një ditë Bekimi vendosi të kërkojë aminin e bacës Rifat për përfshirje në politikë. “E pyeti sa për të thënë, sepse ai e kishte ndarë mendjen për të hyrë në politikë”, tregon për Magazina.al një burim shumë i afërt me familjen Jashari. “Baci Rifat, duke e parë se ai kishte ndarë mendjen kërkoi vetëm një gjë nga Bekimi”, tregon për Magazina.al ky burim mirë i informuar për muhabetin që Bekimi kishte me mixhën e tij para më shumë se 3 vite. “I tha vetëm një gjë nuk du me ndodhë. Deri tash e kemi mbrojtë familjen nga politika, nuk du me e përzi familjen tonë me politikë”, i kishte thënë Rifat Jashari nipit të tij. “Bekimi tha se kjo nuk do të ndodhë”, tregon burimi ynë këtë premtim që më vonë Bekimi e shkel me dy këmbët.
Më pas Bekimi ka filluar angazhimin e tij në politikë duke garuar për zgjedhjet lokale por duke “acaruar” në një masë raportet brenda familjes Jashari.
Kjo është vërejtur fare mirë edhe gjatë fushatës elektorale. Askush nga familja Jashari, përjashto gruan dhe fëmijët nuk janë parë në fushatën e kryetarit të ardhshëm të Skënderajt. Këtë fakt e ka pohuar edhe vet Bekim Jashari në një debat të mëhershëm në Dukagjin. Ai ka treguar se familja Jashari kanë munguar në fushatë, por sipas tij ata e kanë përkrahur.


Se përkrahja politike për Bekim Jasharin mungon u pa edhe një aktivitet ku komuna e Skënderajt, ne qershor 2019, vendosi t’i nderoi familjet e dëshmorëve. Në mesin e tyre ishte edhe Familja Jashari. Burrat e kësaj famile nuk kanë qenë prezent për t’i marrë mirënjohjet. Kështu që Bekim Jashari u detyrua që mirënjohjen  t’ia jap djalit të tij Hamzës.
Cuditërisht, Bekim Jashari nuk e ka publikuar anjë fotografi nga vizita në komunë, që mund t’i këtë bërë qoftë Rifat Jashari, Murati apo Luli. Në fakt informacionet janë se ata kurrë se kanë vizituar ndryshe do të publikonte fotografitë sikur bëri kur e vizituan të gjenerata e re e familjes Jashari.

Si që të jetë Bekim Jashari vzhdon punën si kryetar komune por duke u marrë edhe me punë që nuk janë në kompetencë të një kryetari. Ai madje duke harruar premtimin që kishte dhënë se nuk do ta përfshijë familjen në debate politike, këtë gjë po e bën në cdo paraqitje publike. Njëjtë ndodhi edhe javën që shkoi ku Jashari ishte mysafir në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Duke vazhduar luftën politike me Lushtakun, ai është thirrur shumë në të kaluarën e Familjes Jashari, duke dhënë informacione të qena dhe të paqena dhe duke rënë në kundërshtim me një premtim dhënë para Rifat Jasharit se nuk do ta përfshijë familjen në debate politike. Magazina.al