Zbulo të panjohurën

Skandali i Festivalit në RTSH që ra pak në sy (Foto)

Festivali i Këngës në RTSH që mbahet çdo fundvit, gjithmonë ngjallë debate, jo vetëm për këngët pjesëmarrëse apo edhe fituesin që në shumicën e rasteve konstestohet nga publiku dhe profesionistë të fushës, por këtë vit ka diçka që jo shumë njerëzve ju ka rënë në sy.

Janë fansat evropian të Eurovisionit, të cilët kanë gjetur diçka të çuditshme në hapjen e dy netëve gjysëm finale, shkruan Magazina.al

Organizatorët kanë vendosur që hapjen ta bënin në një mënyrë interesante, ndoshta pa e ditur se do ta shkaktonin skandalin, duke paraqitur një grup të veshur me veshjen që i ngjasonte grupit racist i njohur si “Ku Klux Klan”, që janë të njohur për urrejtjen ndaj afro-amerikanëve dhe grupeve tjera si hebrenjëve, imigrantëve, homoseksualëve por edhe muslimanëve, shkruan Magazina.al

Performanca në hyrje të festivalit në dy netë është vrejtur nga fansat e huaj, të cilët menjëherë e kanë kritikuar televizionin për menyrën se si ka zgjehdur ta bëjë hapjen e edicionit të 59-të.

Ku-Klux-Klan është krijuar në vitin 1865 në shtetin federal amerikan Tenese si një organizatë terroriste raciste, e cila duke vrarë të zezakët dhe duke kryer atentate kundër politikanëve, luftonte kundër heqjes së skllavërisë. Organizata u quajt e jashtëligjshme në vitin 1882, por u rithemelua në vitin 1915. Klani i organizuar me hierarki të fortë dhe me rituale të ngjashme me ato të urdhërave ngjalli frikë dhe llahtari mezjarrvëniet, rrahjet dhe vrasjet, si dhe me linçimet./Magazina.al