Zbulo të panjohurën

Skandaloze: Pronari i marketit e detyron punëtorin e infektuar me COVID-19 të dalë në punë

Një person i infektuar me COVID-19 nuk ka vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, duke thyer kështu masën e vetizolimit.

Pacienti me coronavirus ka vazhduar të punojë në një market në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku edhe bëhet e ditur se ai ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetizolim nga shefi i tij.

Lidhur me rastin, është intervistuar menaxherja e lokalit dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, 34,295 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin corona.

E secili prej tyre e kishte për obligim që të vetizolohej të paktën për 14 ditë.