Zbulo të panjohurën

Skënderaj ekzekuton pagesat prej 100 eurosh për 70 fëmijë të lindur më 2021, Mitrovica as të 2020


Komuna e Mitrovicës nuk ka arritur të ekzekutojë asnjëherë pagesat për lindjet e fëmijëve që nga marrja e këtij vendimi më 2020.

Ndërkaq, Komuna e Skënderajt po e bën për herën e dytë, shkruan “Jepi zë”.

Përveç pagesave për lindjet më 2020, komuna që udhëhiqet nga Bekim Jashari ka ekzekutuar edhe pagesat për 70 fëmijët e lindur më 2021.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë kryetari i kësaj komune, përmes një shkrimi në Facebook.

“Sot kemi ekzekutuar pagesat e para të subvencionit për fëmijët e posalindur për 70 aplikimet që janë bërë nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, aplikimi për pagesat e tjera po vazhdon ende, dhe Jashari ka inkurajuar qytetarët të aplikojnë.