Zbulo të panjohurën

Sondazhi i “Albanian Post” të Baton Haxhiut: VV 51.3%, LDK e dyta, PDK e treta, AAK pak mbi prag

“Albanian Post” i Baton Haxhiu ka bërë një matje të opinionit në fund të muajit janar dhe ditën e parë të muajit shkurt. Fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit sipas këtij sondazhi do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 51.3 për qind.


Befasi e këtij sondazhi është se Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e dyta më 15.5 për qind, shkruan Reporteri.net.

Sipas këtij sondazhi Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e tretë në zgjedhje me 13.2 për qind, ndërsa AAK vetëm 5.5 për qind.