Zbulo të panjohurën

Sot brenda ditës pritet të aterojnë 15 fluturime nga diaspora në Aeroportin e Prishtinës

Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës të cilat do të mbahen këtë të diel, me datë 14 shkurt, kanë zgjuar interesin e bashkëatdhetarëve për të votuar në mënyra të ndryshme.

Numër i madh i tyre kanë votuar përmes postës, ku sipas të dhënave të deritanishme rreth 16 mijë fletëvotime kanë arritur të deponohen në Dhomën e operacionit të votimit me postë.

Por, përveç votimeve me postë, një numër i madh i bashkëatdhetarëve kanë vendosur të vijnë në vendlindjen e tyre për të votuar.Vetëm gjatë ditës së sotme pritet të aterojnë 15 fluturime nga diaspora në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Më 12 shkurt në ANP janë 15 fluturime në ardhje, (8) prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria(2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Valentina Gara.

Ndërsa të shtunën do të aterojnë 29 fluturime në Aeroportin e Prishtinës, ku shumica do të jenë nga Zvicrra.

Megjithatë, përveç arritjeve me aeroplanë, disa bashkëatdhetarë të tjerë kanë zgjedhur të vijnë në Kosovë edhe me autobusë të organizuar enkas për zgjedhje. Albinfo.ch ka raportuar edhe për këtë duke iu referuar fotografive të publikuara nga partitë politike që kanë organizuar këto udhëtime.