Zbulo të panjohurën

Sot mban mot i vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.


Vranësirat ditën e premte vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shi.

Në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.