Zbulo të panjohurën

Sot në Kosovë mban mot me vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes vendi do të ndikohet nga masa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas IHMK-së, vranësirat të cilat momentalisht gjenden do të rriten dhe do krijohen kushte për reshje shiu dhe bore.

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet do sillen mes 3-11 gradë.

Bëhet e ditur se do të fryjë erë në drejtime të ndryshme me shpejtësi 1 deri 9m/s.