Zbulo të panjohurën

Specialja i mban në paraburgim krerët e OVL-së, urdhëron Prokurorinë të paraqesë pamjet e arrestimit të Haradinajt

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Në rastin e këtij të fundit, gjykatësi Nicolas Guillou ia ka dhënë edhe një urdhër Prokurorisë.

Dje, gjykatësi vendosi për rishikimin e paraburgimin të Gucatit dhe Haradinajt, duke i hedhur poshtë ankesat e të dyve dhe duke urdhëruar që ata të mbahen në paraburgim.

Lexo Edhe:
“Hunët kam me t’i thy” – Pritet kallëzim penal për policët që keqtrajtuan qytetarin në Mitrovicë
“Për arsyet e lartpërmendura, Gjykatësi i Procedurës paraprake:
a URDHRON ndalimin e vazhdueshëm të Z. Gucati; dhe
b URDHRON Z. Gucati të paraqesë parashtresat në rishikimin e ardhshëm të ndalimit deri të enjten, 1 prill 2021, me parashtrim dhe përgjigje duke ndjekur kronologjinë e përcaktuar në rregullin 76 të rregullave”, thuhet në vendim.

Po njësoj vendimi është marrë edhe për Nasim Haradinajn, përpos që bazuar në ankesat e nënkryetarit të OVL-së për mënyrën e arrestimit,

“Për arsyet e lartpërmendura, Gjykatësi i Procedurës paraprake:
a URDRON ndalimin e vazhdueshëm të z. Haradinaj;
b URDHRON Z. Haradinaj të paraqesë parashtresat për rishikimin e radhës të ndalimit deri të enjten, 1 prill 2021, me parashtrim dhe përgjigje duke ndjekur afatin kohor të përcaktuar në rregullin 76 të rregullave”, thuhet në vendim.

Por këtu, gjykatësi Nicolas Guillou e urdhën Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të paraqesë çdo deklaratë të arrestimit ose pamje video gjatë momentit të arrestimit të Haradinajt.

“Gjykatësi URDHRON ZPS-në të paraqesë çdo deklaratë (a) të arrestimit
(a) ose ndonjë material tjetër siç janë pamjet video, nëse ka,
në lidhje me arrestimin e z. Haradinaj deri të premten, 12 mars 2021″, thuhet në pikën e fundit të vendimit. /Express/