Zbulo të panjohurën

Studentja kosovare rrëfen për Express: Në Vjenë e pamë tmerrin me sy, qëndruam në bodrum për rreth dy orë

Katër civilë janë vrarë dhe 22 janë plagosur gjatë sulmit të së hënës në Vjenë, të cilin autoritetet austriake e cilësuan si “terrorist”. I vrarë është edhe një sulmues, të cilin autoritetet e identifikuan si Kujtim Fejzullahi, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Por dëshmitar të këtij akti të rëndë kanë qenë edhe dhjetëra kosovarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Vjenë. Express ju sjell rrëfimin e një vajze nga Kosova, e cila thotë se mbrëmë e pa tmerrin me sytë e saj.

Ka gati dy vjet qëkur kosovarja Bulina Dërguti mori rrugën drejt Austrisë. Ajo do të ndalej në kryeqytetin austriak, në Vjenë, për t’i vazhduar studimet postdiplomike. Por, Bulina nuk do ta mendonte asnjëherë se do të ishte pjesë e një tragjedie e cila ndodhi mbrëmë në Vjenë.

VJENË: Vendi ku qëndruan për rreth dy orë të bllokuar dhjetëra persona

Sulmi i cilësuar si terrorist i kryer nga më shumë se një person, la të vdekur pesë persona e shtatëmbëdhjetë të tjerë të plagosur.

Gjithë këtë ngjarje të rëndë, nga afër e përjetoi edhe një kosovare.

Bulina Dërguti, në një bisedë për Express, ka rrëfyer për momentet e tmerrit dhe krismat e dëgjuara pas shpinës në kafenenë ku ajo po qëndronte mbrëmë.

“Kemi dalë rastësisht me dy shoqe të miat. Ka qenë nata e fundit para se të mbyllen kafiteritë pas marrjes së masave. Dolëm në një kafe që zakonisht e preferojmë. Është në qendër të Vjenës. Unë e kam ba një foto në Instagram, zakonisht se si i bëjmë kur dalim. Por krahas kësaj, e kam pa një paralajmërim të një shoqs sonë. Ajo në gjuhën gjermane na ka bërë thirrje që të shkojmë në shtëpi. Nuk e morëm shumë serioze. Tham është diku tjetër. Por në atë moment, prapa nesh janë dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit”, rrëfen ajo për Express.

Ajo tregon se me ndihmën e policisë austriake kanë arritur diku rreth 40 persona që të stregohen në bodrumin e një kafiterie, jo shumë larg vendit ku ishin dëgjuar të shtënat.

Por rruga deri atje, sipas Bulinës nuk ishte aspak e lehtë.

“Në atë moment, ne jemi cu, duke vrapu. Jemi rrëzu në tokë. Kemi marrë edhe lëndime trupore, nga vrapi për të ikë për tu mbrojtë.  Me pa, nuk kemi pa asgjë. Kemi dëgju të shtëna. Thjeshtë në atë moment krejt qendra kanë fillu me vrapu shumë. Ka pas gra me fëmijë që janë rrëzu, janë shkel, janë cu prap duke vrapu përe me ikë. Pas asaj kemi arrite me u stacionu në një lokal tjetër. Aty në podrum jemi fshehë. Policia na kanë rrethu, i kemi ndalë dritat. Kemi qëndru aty diku rreth 2 orë. Nuk kemi pas mundësi që të dalim prej aty. Diku 35-40 persona kanë qenë në podrum aty me ne të fshehur”, rrëfen kosovarja e cila ishte dëshmitare e sulmit që ndodhir mbrëmë në Vjenë të Austrisë.

Pas dy orëve të qëndrimit në bodrum, Bulina thotë se bashkë me katër vajza të tjera, me një taksi u nisën për në vendet ku ato banonin. Por edhe aty, ajo thotë se kanë kaluar përmes një momenti edhe më të frikshëm .

“Në ato momente, terroristët kanë qenë të shpërndarë në mahallat e lagjës. Ne nuk kshim guxim që të dalim prej atje. pas kokën jashtë, e ka përplasë derën. Por ne kemi vazhdu shumë shpejtë. Gjithçka ka qenë e tmerrshme. Me taksi kemi vazhdu me shumë sfida dhe mbërrijtëm në banesat tona” vazhdon tutje tregimin kjo vajzë.

Vjenë: Në foto, Bulina Dërguti në Vjenë duke ikur nga vendi ku sulmuesit e armatosur po gjuanin me armë

E frikë e panikë, kjo vajzë por edhe të tjerët që jetojnë në Vjenë thonë që ende kanë. Madje ata thonë se nuk e kanë ndërmend që të dalin.

“Sot nuk kemi dal. As nuk e kemi në plan me dal. Jemi shumë të shokum. Ekstremisht të frikësum prej krejt kësaj ndodhie. Neve na vie keq për secilin që ka pësurar nga kjo tragjedi e rëndë”.

Katër civilë janë vrarë dhe 22 janë plagosur gjatë sulmit të së hënës në Vjenë, të cilin, autoritetet austriake e cilësuan si “terrorist”.

I vrarë është edhe një sulmues, të cilin autoritetet e idenifikuan si Kujtim Fejzullahi, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha se 14 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin në Vjenë.

Ai shtoi se pas bastisjes së shtëpisë së sulmuesit, tashmë të vrarë, janë kryer edhe 18 bastisje.