Zbulo të panjohurën

”Subvencioni 2021”, policia interviston edhe dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës

Zyrtarë të Drejtorisë për hetimin e krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka shoqëruar për intervistim drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorital të Kosovës.

 

L.K, dyshohet se u nxor sot nga zyrën e tij, në vazhën e aksionit të javës së kaluar, në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë, përcjellë Klan Kosova.

Klan Kosova ka marrë edhe një konfirmim nga autoritetet e Policisë së Kosovës lidhur me këtë aksion, ku thuhet se bëhet fjalë për dy persona të shoqëruar për intervistim me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

”Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, deklaroi për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.