Zbulo të panjohurën

Sulmojnë menaxherin e një lokali, nuk i la të hynin brenda për shkak të masave anti-COVID


Dy persona kanë sulmuar menaxherin e një lokali në Mitrovicë, pasi nuk i ka lënë të futen brenda, për shkak të masave anti-Covid.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh derisa është bërë e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë, mbrëmjen e së premtes.

Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ndërkaq pas këndelljes janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Sutjeska, Mitrovicë 26.03.2021-21:50. Me 27.03.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ( nën ndikim të alkooli) , pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar menaxher lokali i cili për shkak të Covid 19 nuk i ka lejuar të hyjnë në lokal. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas këndelljes janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.