Zbulo të panjohurën

Takimi emocionues i dy ushtarëve të UÇK-së pas luftës (Video)

Kosova sot feston 13-vjetorin e pavarësisë, e cila ka ardhur pas çlirimit me sakrificën e popullit dhe fal djemëve dhe vajzave që ju bashkuan luftës së UÇK-së.

Në kohën kur Kosova ishte çliruar, dy ish-ushtarë të UÇK-së kanë bërë një takim emocionues pasi gjetën të gjallë njërin tjetrin.

Ish-ushtarët ishin takuar menjëherë pas luftës në Malishevë dhe gëzimi i tyre që gjeten prapë njëri-tjetrin të gjallë, nuk mund të fshihej.

Siç shihet edhe në pamjet e vitit 1999, dy ushtarët e UÇK-së përqafojnë njëri tjetrin, duke uruar fitoren e luftës, ndërsa dëgjohen duke thënë se “ky është vendi jonë dhe se ne Beograd nuk mund ta çojnë serbët”. /Magazina.al