Zbulo të panjohurën

Takohen Haradinaj, Jashari e Lladrovci: Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë takuar me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Këtë e bëri të ditur vetë kreu i Drenasit, duke postuar një fotografi së bashku me Haradinajn e Jasharin, shkruan Reporteri.net.

“Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar!”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Bashkë në angazhimin para luftës çlirimtare, gjatë luftës çlirimtare, sot, po ashtu me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bashkë.

Jeta jonë, ka kuptim, kur çdo ditë i kujtojmë dhe vazhdojmë rrugën e më të dashurve tanë, edhe pse ata nuk janë fizikisht me ne.

Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar!

/Reporteri.net