Zbulo të panjohurën

Të dhënat e fundit, Bulliqi fiton me mbi 50 për qind

Sipas të dhënave nga qendrat e numërimit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, po prin në zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe është drejt fitores në rundin e parë.

Siç mëson Express, sipas ritmit të votave të numëruara deri tash në Podujevë, Bulliqi do të fitojë me mbi 50 për qind.

Lexo Edhe:

Puna e tij po cilësohet e dobët, reagon autori i shtatores së Skënderbeut në Prizren

Kësisoj, komuna e Podujevës nuk do të shkoj fare në balotazh.

Nga të dhënat e votave të para të numruara, në Podujevë po udhëheq Shpejtim Bulliqi. Mbetet të shihet nëse do të kalojë në balotazh.

Në numërimi i deritanishëm i votave në Podujevë, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Express mëson se ai është në epërsi të votave, megjithatë akoma nuk dihet nëse VV do t’i fitojë sonte zgjedhjet, apo do të shkohet në balotazh.

Nëse vazhdon ky rezultat, atëherë LDK’ja për herë të parë në 20 vjet nuk fiton në komunën, që konsiderohet bastion i saj.

Disa prej zyrtarëve të lartë të LVV’së tashmë e kanë shpallur fitoren në Podujevë.

Kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari, ka thënë se është akoma herët të flitet për rezultatet.

Ndërkaq, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se brenda dy orësh do të dihet rezultati preliminar.

Sipas të dhënave të KQZ’së, në Podujevë kanë dalë në zgjedhje 40.51 për qind e votuesve.

Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV’së, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.

Kushdo që sot fiton zgjedhjet në Podujevë, do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.