Zbulo të panjohurën

Të shënta armësh në një aheng në Skenderaj, ndërhyn policia

Në orët e mesditës së sotme në Stacionin Policor në Skenderaj, është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër policia  kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me çrast në vendin e ngjarjes  ku kishte aheng familjar është sekuestruar një armë e llojit  pushkë automatike.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar M. S., 59 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në aheng familjar.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.