Të shtëna me armë zjarri po dyshohet të ketë ndodhur në Rrugën B në Prishtinë.
Sipas një lexuesi të Gazetës Express të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:05, ndërsa thotë se të shtënat kishin zgjatur për afër 5 minuta.
Ai thotë se janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe një ambulancë.
Lexuesi po ashtu ka dërguar disa video ku dëgjohet sirena e Policisë së Kosovës.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. /Express/