Zbulo të panjohurën

Tentoi ta vrasë një person, një muaj paraburgim për prizrenasin

 

Më datë 08 shkurt, në Prizren, R.K pas përleshjes me V.H i është drejtuar me armë zjarri duke shtënë në drejtim të tij dhe të njëjtin e qëllon nga mbrapa në pjesën e kraharorit, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, ai ka vënë në rrezik jetën e pjesëmarrësve tjerë në rrahje dhe kalimtarëve të rastit.

Gjithashtu i pandehuri R.K., më datë të njëjtë në kundërshtim me ligjin mbi armët, ka poseduar armën e zjarrit- revolen me 2 fishekë.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sa po kanë filluar, do të merret në pyetje të pandehurit, i dëmtuari, dhe dëshmitarët tjerë eventual, në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, gjithashtu edhe raportet e acaruara ndërmjet palëve, andaj është mendimi i gjykatës se nëse i pandehuri lihet në liri të njëjti mund të ndikojnë tek dëmtuari dhe dëshmitarët e tjerë të cilët do të identifikohen gjatë fazës së hetimeve.