Zbulo të panjohurën

Tërmkolli debaton me Shkëlzen Gashin: Akuzat drejt Rugovës se ishte kundër UÇK-së, janë pallavra

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka argumentuar për veprimtaritë e Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit.

Tërmkolli mes tjerash i ka quajtur manipulime qëndrimet e Shkelzen Gashit, për të cilat tha se nuk janë as studime, sa i përket qasjes së LDK-së në kohën e sistemit jugosllav.

”Gjithçka që shpjegohet jashtë kontestit është kohor edhe rrethanor. Gjithçka dhe çdo konkluzë jepet jashtë saj, është më keq se manipulim”.

”Është një lloj studimi që nuk është studim”, është shprehur ajo.

”Konsistenca, nuk është statike. Konsistenca është lëvizje pozitive në harmoni me qëllimin. Presidenti Rugova me LDK-në, ishin shumë konsistent në një qëllim, me arritjen e pavarësisë”.

”Prapë dal tek ideologjia”.

”Këtu ka pasur një përplasje të madhe, që bazën e ka pasur ideologjike. Ideologjia iluzioniste. Kjo ka nënkuptu këtë frymë. Prej kësaj kanë rrjedhë edhe probleme të tjera. Janë dallime që kanë krijuar probleme. Janë dallime që kanë krijuar vonesa. Pastaj LDK rezistencë pasive”.

”LDK nuk ka bërë rezistencë pasive, populli i Kosovës 10 vjet ka qenë në këmbë. Ibrahim Rugova e ka thënë shumë qartë. ‘’Me pasë fuqinë e kisha ditur sa isha paqësor’’.

Mes tjerash Tërmkolli i quajti ‘’pallavra’’ dhe akuzat që sipas saj i bëhen Rugovës se ka qenë kundër UÇK-së.

”Por, kur hyn në skemat e lidhjes me shtetet perëndimore, dhe kjo ka qenë pika kulminante. Pa SHBA dhe pa përkrahjen e perëndimit na kish humb rrënja”.

”Ajo çka e akuzojnë se Rugova ka qenë kundër UÇK-së, janë pallavra”.

”Puna e parë ka thënë me mbrojtë pragun e shtëpisë, është organizuar mbrojtja territoriale, është themelimi i Ministrisë së Mbrojtjes që e them për herë të parë, jam ndër themelueset e saj, dhe marrëveshja që e ka bërë me Ramiz Alinë, për ushtrime ushtarake për të vazhduar një rrugë institucionale”.

”Rugova e ka ditë mirë që s’ka shansë një ditë do të vijë, por një gjysmë përgatitje në ato kushte që kemi pasur. Por kur është parë ai ky organizim, ka dalur kjo pjesa ideologjike, ku e zunë qiellin tonë dhe…”.