Zbulo të panjohurën

“T’fala Parisit, t’fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, dëgjohen krisma në një tubim të PDK’së në Drenicë

Në një video të publikuar sot nga Insajderi shihen zyrtarë të PDK-së në një tubim zgjedhor duke dëgjuar këngë me çifteli, e ku aty dëgjohen edhe krisma që nuk dihet nëse janë të armës.

Përveç kësaj në këtë tubim ku shihen disa nga fytyrat kyçe të PDK-së nuk po respektohet asnjë masë anti COVID.

“T’fala Parisit pluma Beogradit jem ushtarët e Sami Lushtakut. T’fala Parisit e t’fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, këto janë dy frazat e kënduara nga shahirët që janë në mes të tendës./Express/