Zbulo të panjohurën

Theret me thikë një person afër shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë

Sot rreth orës 14:30 është raportuar për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”.