Zbulo të panjohurën

“Tmerr ka qenë, kemi dhimbje shumë të madhe”, i arrestuari dha intervistë për RTK-në nje ditë pas vrasjes së trefishtë në Deçan

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen e trefishtë që ndodhi 13 ditë më parë.

Motivet e këtij sulmi dyshohet se lidhen me një rast të vetëvrasjes së një vajze e cila ishte gjetur e vdekur në fshatin Gllogjan të Deçanit, pjesëtare e familjes së të dyshuarve për vrasjet.

Të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj.

Një prej të arrestuarve për vrasjen e trefishtë në Deçan, Halil Mehmetaj, kishte dhënë intervistë për televizionin publik një ditë pas tragjedisë, raporton Insajderi

Halil Mehmetaj, babai i vajzës së vetëvrarë, Heroina Mehmetajt, kishte shprehur ngushëllimet e tij për familjet që pësuan nga vrasja e trefishtë.

“Komunikimin e fundit që e ka ba, e ka ba Beqa, dmth baba i djalit, pesë minuta përpara ka komuniku, kështu që ju ka vonu për aq kohë që e ka prit se e ka ditë që autobusi ka me mrri në atë kohë. E ka thirrë herën e dytë dhe tani veq e kanë dëgjue atë… Tmerr ka qenë tmerr”,tha Mehmetaj një ditë pas vrasjes së trefisht në Deçan.

Mirëpo, Prokuroria e Pejës po dyshon që Halil Mehmetaj është një prej përsonave të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Deçan. Ai bashkë me dy djemtë e tij dyshohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi 13 ditë më parë, ku arsyeja e vetëvrasjes së vajzës, dyshohet se ndërlidhet me shoferin e autobusit, Gani Gjokaj, të qëlluar për vdekje para 13 ditësh në Gllogjan

Kujtojmë se sot të arrestuarit Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj do të dalin para gjykatës në orën 16:00.

Deklarata e plotë: