Zbulo të panjohurën

Tragjike: Pesë anëtarë të një familjeje kosovare vdesin nga Covid brenda një muaji

Një ngjarje tepër tragjike ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës. Pesë anëtarë të familjes Basha nga ky fshat kanë humbur jetën nga Covid-19, shkruan Reporteri.net.


Sejdi Kurteshi, kryetar i Këshillit Lokal të fshatin I ka shprehur ngushëllime familjes Basha për humbjen e pesë anëtarëve.

“E nderuara familja Basha, Na lejoni që në emër të këshillit lokal të fshatit dhe të të gjithë qytetarëve të Koretinit të ju shprehim ngushëllimet tona me rastin e humbjes së më të dashurve tuaj. Dhembje të madhe po përjetojmë bashkë juve për humbjen e 5 anëtarëve të familjes suaj, Sahitit, Avdushit, nënës dhe dy motrave”, thuhet në reagimin e Këshillit Lokal.

Vdekja e fundit në këtë familje është e punëtorit të sigurimit të Gjykatës në Kamenicë, Avdush Basha.

Gjykata Themelore në Gjilan, me pikëllim të thellë pranoi lajmin sot se është ndarë nga jeta punëtori i sigurimit të kësaj gjykate, Avdush (Fazli) Basha, në moshën 48 vjeçare. Ai ishte i infektuar me virusin Covid-19.

Kryetari i gjykatës, Ramiz Azizi dhe stafi i gjykatës, shprehin ngushëllime familjes Basha, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.

Basha ka qenë i angazhuar në pozitën e punëtorit të sigurimit të gjykatës nga viti 2001 dhe do të mbahet mend përgjithmonë si një punëtor i përkushtuar dhe koleg i mire.