Zbulo të panjohurën

Tubimet me shumë njerëz të partive, reagon shoqata e pacientëve

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK konsideron se organizimi i tubimeve zgjedhore në kundërshtim me masat e rekomanduara nga IKSHPK paraqet rrezik serioz për shëndetin publik dhe atë të ekonomisë.

Në vend se partitë politike objektivë kryesore ta kenë shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve, ato po veprojnë në kundërshtim me këtë objektivë.

Të kërkohet votë duke rrezikuar shëndetin publik të qytetarëve në emër të vaksinimit apo të rregullimit të sistemit shëndetësor është hipokrizi, thuhet në reagim.

PRAK konsideron se këto veprime paraqesin edhe vepër penale sipas Kodit Penal, pasi që kushdo që gjatë epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, dënohet me burgim deri në dy vjet.

PRAK bën thirrje që partitë politike t’i shmangin aktivitetet që rrezikojnë shëndetin publik të qytetarëve dhe Prokurorisë së Shtetit i bëhet thirrje të ndërmarrë veprime për çdo parti ose person i cili në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së organizon tubime zgjedhore.