Zbulo të panjohurën

U largua nga Big Brother, Graniti publikon foton e parë krah një vajze

Graniti nga Kosova ka qenë banori i pestë që është larguar nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Graniti ka përfunduar aventurën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas më shumë se një muaji.

Pas largimit, ai është aktivizuar në rrjetet sociale, ku fotoja e parë që ka publikuar ka qenë ajo me gazetaren e Top Channel, Petrina Gorica.

Pas daljes nga ky program, Graniti ka treguar dhe kërkesën e fundit që ia kishte bërë Fifit, me të cilën kishte më së shumti afërsi. Madje, afrimiteti mes tyre kishte ngritur dyshime se ata do të jenë çifti i parë i Big Brother.

Ai tha se ndjen dhimbje pak pas daljes nga ky program, duke thënë se ishin bërë si familje.

I pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se kujt ia uron fitoren, Graniti tregoi se i ka kërkuar Fifit që t’i premtojë se do të dalë fituese.

“Realisht është pak e dhimbshme, sepse jemi hy në muajin e dytë dhe jemi bërë si një lloj familje, pavarësisht çka ka ndodh. M’vjen keq nëse kom thanë diçka që e kom ba dikënd me u ndi keq dhe i kërkoi falje”, tha Graniti./Gazeta Express

BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Share Now