Zbulo te panjohurën

Rrëfimi i personit që theu dy kembet duke u ikur policisë

Një i arrestuar pësoi lëndime trupore pasi kërceu nga dritarja e Stacionit Policor

Të dy këmbët i ka të thyera.

Ky person me inicialet M.S i mori këto lëndime trupore, pasi ditë më parë kërceu nga dritarja e zyrës ku po intervistohej në stacionin Policor në Prishtinë.

Arsye e intervistimit të tij ishin dyshimet se ai kishte tentuar ta sulmonte nënë e tij.

E kjo e fundit kishte treguar se djali i saj ishte nën ndikimin e narkotikëve dhe se ishin fjalosur me të për disa të holla që ai ia kishte kërkuar.

Më pas ajo kishte shkuar në Stacionin Policor të kërkoj ndihmë.
Aty ajo paralajmëroi policinë për gjendjen e djalit të saj.

“Une kom shku vet i kom kallxu. Qishtu qashtu, e kom dhon deklaratën. Para se mu kry kjo ngjarja une i thash Polices rujuni, se mundet mu qaravait a me kcy, gjithqka eshte e mundur.Po ata nuk e kan shenu kerkun hiq, kqyre ti ski cka me bo ves, na jena ktu djalin e ki ndore tsigurta,nëse ndodhe diqka na jepim pergjegjjesi’’

Ani pse Policia i premtuan se do të kujdesen për djalin e saj, ai u la vetëm për disa minuta, përgjatë të cilëve tentoi të arratiset.

E vetë M.S thotë se këtë e bëri nga frika.

 “ Masi qe e kena mar fleteshkrimin, u dale prejdhome mjka qu te komandanti e kena prite vendimin e Prokurorise, mas vendimit kan vendose mem burgu per dy dite qaty kom mar frike panike, mkan kthy ne sobën tjetër, mkan lon vet… e qaty tani kom tentu me kcy ‘’

E për aktin e djalit të tij babai po fajëson Policinë.

“ Rasti ka ndodhë mu aty kur gjithë popullata kërkon shpëtim dhe siguri. Djali jeton qe disa muaj i vetëm në shtëpi, mu në atë lartësi që ishte aty edhe ska tentu kurrë me kercy. Por asnjëherë skom mëndu as ska mëndu as ai, qe ka me bo vetvrasje . Se kjo menjëherë eshte vetvrasje ska dite aj me mëndu a ka me i thy gjymtyrët a jo.

E  babai kishte kërkuar ndihmë edhe nga Prokuroria .

‘’ Kur e kom pyte ju si prokuror a keni marre pjese,a keni mar pjese ne vendin e ngjarjes ti merrni shenjat, thane jo. Andaj nga e keni marre vendimin se polici eshte i pafajshëm.  Por ajo qe me habit mu, nen 1 prokurori ne venden e ngarjes tpakten tmeren disa shenja, prokurori tha se djali im eshte intervistu nga Insepktorati, por ska shanca se djali ka qene pa vetëdije Por kjo do te kete nje arsyje,  Qellimi eshte pse eshte lon personi vetëm”

E Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, qendra Prishtinë konfirmoi rastin për T7.

Por,  mohuan faktin se ai ishte vetëm në zyrën e intervistimit kur ndodhi ngjarja.

“Personi i dyshuar është arrestuar dhe  intervistuar për një rast te dhunës ne familje pasi qe kishte sulmuar nenën e tij, përderisa pavarësisht përpjekjeve te befasishme për tu arratisur ai tani më është nën kontrollin e Policisë. Policia menjëherë ka njoftuar zyrtaret nga Inspektorati Policor i Kosovës, te cilët do te merren me hetimin dhe sqarimin e te gjitha rrethanave qe lidhen me këtë rast”.

Kurse  familjarët po kërkojnë  që organet përkatëse të angazhohen dhe të zbardhet rasti sa më shpejtë.