Zbulo të panjohurën

Vaksinat vijne sonte ne Kosove

Kontingjenti i parë i vaksinave kundër Covid-19, pritet të arrijë sot në Kosovë. Vaksinat do të pranohen në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.


Kështu bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë vaksinë do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it e përfaqësuesi i UNKT-së.

Gjatë ceremonisë do të ketë edhe fjalime.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se sot, 28 mars 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX

Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.

Agjenda e ceremonisë:

20:15 – Fillimi i ceremonisë
-20:20 – Fjalimet (Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it, përfaqësuesi i UNKT-së)