Zbulo të panjohurën

Valmir Fazliu ishte agjerueshëm kur u vra, varrimi do të bëhet nesër


Dje në tregun e Mitrovicës ndodhi një ngjarje e rëndë, pasi i vrarë mbeti një person dhe dy të tjerë u plagosën.

I vrarë mbeti 27 vjeçari, Valmir Fazliu, nga fshati Dolak i Vushtrrisë, shkruan Jepi zë.

Sipas dëshmitarëve, Valmiri kishte qenë agjerueshëm në momentin kur u vra.

Ndërkohë, familjarët kanë vendosur që varrimi i tij të bëhet me namazin e drekës.

27 vjeçari ka qenë djalë hasreti dhe njihej si një punëtor i madh. Familja e tij merren për shumë kohë me punimin e tokës.