Është varrosur, Dian Gashi, dyvjeçari që vdiq pasi u rrëzua nga shkallët.
Familja nga Bokshiqi i Klinës, rrëfyen për Klan Kosova momentin që e gjetën fëmijën e tyre.
Ata janë në pritje të raportit të obduksionit nga i cili duan të kuptojnë nëse Dianit në momentin kritik i kanë ndikuar problemet shëndetësore me zemër që i kishte që nga lindja.
Babai i tij tregoi se dyvjeçari ka pasur disa ndërhyrje në Turqi, megjithatë kohën e fundit ishte mirë.
Familja deklarojnë se nuk kanë dyshime se mund ta ketë shtyrë dikush, megjithatë policia është duke e hetuar rastin.