Zbulo të panjohurën

Vazhdon mbështetja për Ferat Shalën nga fshatrat e Drenices

Në agjedën e tij, Ferat Shala, ka pasur viziten dhe takimet me banorët e disa fshatrave të komunës së Drenasit.

Kandidati për deputet është pritur nga banorët e Vasilevës, të Poklekut të Ri dhe të Poklekut të Vjetër me të cilët kanë biseduar për nevojën e ndërrimit të pushtetit dhe ardhjen e PDK-së në krye të qeverisë.

“Qytetarët tashmë janë përcaktuar fuqishëm që kjo qeveri e ardhshme e Kosovës, duhet të dal nga Programi #Rimëkëmbje, të cilit po i prinë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. z. Enver Hoxhaj”, ka thënë Shala gjat takimit me përkrahësit e tij.

Bashkë më Shalen në këto vizita kanë qenë edhe kandidatë tjerë të PDK-së.

Postimi i Shales

Bashkë me kolegët kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nga komuna e Drenasit, zhvilluam mbrëmë disa takime shumë të frytshme me qytetarë të Vasilevës, të Poklekut të Ri dhe të Poklekut të Vjetër.
Zëri kritik i qytetarëve për ndryshime të domosdoshme në qeverisjen e vendit, u konfirmua zëshëm edhe mbrëmë. Qytetarët duan që vendit tonë t’i rikthehet shpresa e humbur; duan një qeveri të re, të përgjegjshme dhe të guximshme; një qeveri që di dhe mundet të marrë vendime të duhura për sfidat e mëdha që na presin.
Qytetarët tashmë janë përcaktuar fuqishëm që kjo qeveri e ardhshme e Kosovës, duhet të dal nga Programi #Rimëkëmbje, të cilit po i prinë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. z. Enver Hoxhaj.