Policia e Kosovës ka konfirmuar për vetëvrasjen e ndodhur sot pasdite ku dyshohet se ka mbetur i vdekur koloneli i FSK-se.
“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe janë nisur një hetim për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.